Tuesday, October 26, 2021

Albin Kurti nis fushatën në Burojë të Skënderajt?

Në faqen e simpatizantëve të Vetëvendosjes është ngritur pretendimi se Albin Kurti, kreu i kësaj partie, po mban fushatë edhe në fshatin e lindjes së rivalit të tij, Hashim Thaçit.

Një llogari me emrin Besnik Berisha, i ka vënë lokacionin Burojë njërës nga fotografitë e Kurtit me përshkrimin “Mirë se vjen në Burojë, kryeministër”.

Buroja është fshati i lindjes së Hashim Thaçit, ish presidentit dhe ish kryeministrit të Kosovës që ka shërbyer për mbi 15 vjet si kryetar i PDK-së.
Nuk dihet ende nëse ky informacion është i saktë, megjithatë në rajonin e Drenicës vazhdon që PDK-ja të ketë përkrahje të madhe qytetare.