Tuesday, September 21, 2021

‘Fushatë’ bën edhe Bekim Jashari

Paralelisht me tubimet që është duke i mbajtur dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, nëpër lagje të ndryshme të fshatrave të Drenicës, të njejtën gjë po e bën edhe Bekim Jashari. Ai, të premtën ka marrë pjesë në një ndeje në një odë në Baks, në lagjen “Rrypaj”. Jashari, i cili shoqërohej nga nënkryetari Nuredin Lushtaku, ka thenë se është ftuar në Baks në lagjen ‘Rrypaj’.

“Sonte i ftuar në fshatin Baks, në lagjen “Rrypaj, në një pritje të ngrohtë, bashkë me Nënkryetarin dhe stafin tim. Me këtë rast pranuam mirënjohje nga banorët e këtij fshati, për përkushtimin tonë në ngritjen e nivelit të mirëqenies së tyre sociale, përmes projekteve që kemi realizuar gjatë mandatit qeverisës në këtë fshat.

Pas pranimit të këtyre mirënjohjeve vlerësuam se çdo projekt dhe angazhim i përbashkët për qytetarët është obligim i ynë institucional e kombëtar, që nuk do të ndalet asnjëherë.

Faleminderit nga zemra banorë të lagjes “Rrypaj” nga Baksi. Vazhdojmë bashkë!”, ka shkruar Bekim Jashari në rrjetin social facebook.