Tuesday, October 26, 2021

Gareth Bale mund të mos vazhdojë me Spurs

Tottenham Hotspur nuk mendon për vazhdimin e qëndrimit të Gareth Bale në Londër.

Sipas, “The Sun”, Gareth Bale i ka ditët e numëruara në Londër, kjo sepse ai nuk arriti të lë gjurmë me rikthimin e tij të shumëpritur në ekip, por edhe paga e tij astronomike është problem për “Spurs”, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, Jose Mourinho është i kënaqur me karakterin dhe sjelljen e lojtarit dhe Bale është njëri ndër figurat më të rëndësishme në zhveshtoren e ekipit.

Por, në fushë ai ka lënë për të dëshiruar, Bale ka luajtur vetëm 161 minuta në Premierligë që nga ardhja e tij. Goditja e tij me kokë ndaj Brighton në nëntor mbetet goli i tij i vetëm deri më tani.

Tani, Real Madrid është pajtuar që Bale do të rikthehet në Madrid, problemi kryesor që Tottenham mund të refuzojë transferimin e përhershëm të 31 vjeçarit në Londër është paga e tij prej 375 mijë funte në jave, të cilën aktualisht e paguan Real Madrid, por që “Spurs” nuk e dëshirojnë një barrë kaq të madhe në ekipin e tyre.