Saturday, September 25, 2021

Ironizimi i Ganimetr Musliut, e quan ‘Mimoza llastica’ Vjosa Osmanin

Musliu e PDK-së e quan ‘Mimoza llastica’ Vjosa Osmanin.

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me paraqitjen e djeshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ku u bë e ditur se kjo e fundit me anë të marrëveshjes synon të bëhet presidente e Kosovës.

Musliu në Facebook e ka publikuar një skenë të shkurtër të filmit të vjetër shqiptar “Mimoza llastica”.

Sipas saj, Vjosa Osmani është si Mimoza Llastica, e këtë e ka arsyetuar se përmes Vetëvendosjes dëshiron të bëhet presidente.

“Mimoza Llastica për mes vv dëshiron te behet Plesidente”, ka shkruar Musliu.