E premte, 25 Qershor, 2021

Ish ministri i Nismës aderon në PDK

Shyqri Bytyqi aderon në PDK.

Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi ka aderuar në PDK, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër në një konferencë për media.
Ai e ka quajtur Bytyqin njërin nga ministrat më të mirë që ka pasur Kosova.

“për mua është një nder i vecantë që z.Ramiz Lladrovci është këtu me ne, që është poashtu mik i Shyqriut, na ka nderuar me praninë e tij”, tha ai.

Paraprakisht PDK-ja ka njoftuar se kanë nënshkruar koalicion me Partinë e Drejtësisë.