Monday, September 20, 2021

Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës është gjetur sot i vdekur te Liqeni i Badovcit

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, kanë bërë të ditur burime policore për Gazetën Online Reporteri.net.

Reporteri.net shkruan se ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, vetëm se kanë thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.