Home Sport Laporta zbulon planet: Messi s'do para, ju tregoj çfarë kërkon argjentinasi

Laporta zbulon planet: Messi s’do para, ju tregoj çfarë kërkon argjentinasi

Joan Laporta thotë se LionelMesi nuk do të rinovojë për para, por do të kërkojë të fitojë trofe dhe mbi të gjitha Ligën e Kampioneve.

Kandidati kryesor për t’u bërë president te Barcelona thotë se e njeh Leon mjaft mirë dhe bashkë me të do të bisedojë për të ardhmen.

MESI – “Kam fatin që e njoh nga afër Leo Mesin. Gjithçka që ai më ka thënë e ka mbajtur fjalën, po ashtu siç unë e kam mbajtur për ato që i kam thënë. Unë do t’i bëj një propozim serioz dhe shpresoj që ai ta pranojë. LionelMesi nuk ka nevojë për para, por për të fituar trofe. Ai dëshiron të triumfojë në Champions dhe shpresoj që të qëndrojë”.

XAVI – “Ne kemi projektin tonë sportiv. Ky është një sezon tranzicioni. Xavi jeton për futbollin dhe ndonjë ditë do të jetë trajner i Barcelonës. Unë kam thënë që në projektin tim nuk do të them emra”.

NEJMAR – “Nuk flas për emra. Mund të pyesni për këdo, por e kam vendosur që nuk do të them asnjë emër”.

GUARDIOLA – “Është një mik i mirë dhe dua më të mirën për të. Projekti që unë do të nis te Barcelona do t’u pëlqejë të gjithëve dhe do të rikthehet buzëqeshja”.

25 JANAR – “Nuk do të futem në skuadër duke premtuar gjithçka. Do të shohim në fundin e sezonit për të parë projektin tim, por shpresoj që të bëhen zgjedhjet në datën 24. Nëse jo, do të ishte një goditje e rëndë për demokracinë”.

GRIZMAN – “Është një lojtar i shkëlqyer dhe shpresoj që t’i dalin gjërat ashtu siç duhet në fushë. Na pëlqen të gjithëve”.

INTER – “Është e vërtetë që bënë një ofertë për Lionel Mesin. Për ata isha në dijeni, ndërsa për Realin jo. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Bëhet fjalë për shumë kohë më përpara”.

Most Popular