Tuesday, September 21, 2021

Këta janë kandidatët e LDK’së për deputetë

Mësohen emrat e kandidatëve të LDK-së për deputetë.

T7 ka siguruar draft listën e Propozimeve të kryesisë së LDK-së të kandidatëve për deputetë.

Janë gjithsej 90 propozime të ardhura nga degët e partisë.

Aty gjendet emrat e ministrave dhe deputetëve të kësaj legjilature. Emrat tjerë të propozuar nuk sjellin ndonjë risi.

Në listë shihet se në garën zgjedhore të 14 shkurtit për herë të parë do marr pjesë edhe Adnan Merovci, derisa do rikthehet si kandidat për deputet edhe Nuredin Ibishi, që njihet si ekspert i sigurisë, e nuk do mungojë as ministri i brendshëm në detyrë, Agim Veliu e as shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi.

Kësaj radhe duket se pjesë e listës nuk arriti të behët ish prokurori Sylë Hoxha, e koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni.

E disa vende të zbrazëta që pritet t’i plotësoj AKR-ja.

E u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, nuk ka treguar se kush do jetë pjesë e listës, veçse ka thënë se 10-shja e parë do jetë më e mira në rajon.

Ndërkohë gjatë ditës, në këtë parti kanë ndodhur dy aderime.

As nga AAK nuk kanë dhënë detaje për listën e deputetëve, por Haradinaj ka thënë se 2/3 e tyre do jenë figura të reja, derisa ende nuk dihet as për Nismen Socialdemokrate.

Ndërkohë kritika për mënyrën se si këto lista po përpilohen ka analisti Imer Mushkolaj.