Home Sport Lippi: Shoh vetën tek Gattuso, Inter – Juve nuk e përcakton titullin

Lippi: Shoh vetën tek Gattuso, Inter – Juve nuk e përcakton titullin

Ish-trajneri i Italisë, Marcello Lippi ka krahasuar Gennaro Gattuson me veten e tij.

Marcello Lippi thotë se e sheh veten te Gennaro Gattuso dhe beson se Interi dhe Juve kanë “vetëm një problem”, transmeton lajmi.net.

Lippi është fitues i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, ai pati në ekip lojtarë si: Gennaro Gattuso, Andrea Pirlo, Pippo Inzaghi , Antonio Conte dhe Fabio Cannavaro. Ata të gjithë fituan Kupën e Botës me Lippin në krye të “Azzurrëve” para se të fillonin karrierën e tyre si trajner.

“Unë jam krenar kur i dëgjoj ata duke thënë se isha një frymëzim për ta. Shpesh mendoj se kush është më shumë si unë dhe duhet të them se e shoh veten tek Gattuso nga mënyra se si e menagjon ekipin e tij”, tha ai.

“Gattuso nuk është vetëm i fortë, ai është në gjendje të organizojë ekipin e tij shumë mirë” shtoi ai.

Pirlo dhe Conte do të përballen me njëri-tjetrin në përballjen Inter – Juventus të dielën.

“Ata janë njerëz të zgjuar, Conte ka qenë gjithmonë kaq i përpiktë dhe vizioni i Pirlos ishte mbi mesataren normale”, tha 72 vjeçari.

A është një lojë vendimtare për garën e Scudettos?

“Jo për sa i përket pikëve, mendoj se është shumë herët, edhe nëse Interi fiton, kanë mbetur shumë ndeshje. Mund të bëjë ndryshimin në nivelin mendor. Inter është përpara Juventusit, sepse ky është sezoni i dytë i Conte në klub dhe ai po përmirëson ekipin”, tha Lippi.

“Andrea po bën një ndryshim rrënjësor dhe mendoj se po korr shpërblimet e punës së tij. Interi dhe Juventusi kanë vetëm një problem. Ata varen shumë nga Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo. Pa ata, potenciali i tyre nuk është i njëjtë, por duhet të thuhet  se ata janë dy kampionë të jashtëzakonshëm”, përfundoi Marcello Lippi.

Most Popular