Thursday, September 23, 2021

Lladrovci: Nuk jam pjesë e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë nga PDK-ja në Drenas

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se nuk është pjesë e hartimit dhe përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Dreans.

Këtë reagim Ladrovci e bëri me anë të shkrimi në Facebook.

“Dua ta ritheksoj edhe një herë se në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk jam as pjesëmarrës në hartimin e propozimeve as në përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas.Andaj, dua të theksoj se Lista e aprovuar e kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas, e ka përkrahjen time, pavarësisht përbërjes së saj, pa qenë i involvuar në hartimin e saj”

Reagimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të PDK-së,
Nga fillimi i procesit zgjedhor dhe dita kur u shpallën zgjedhjet e deri sot, kam qenë dhe jam plotësisht transparent rreth procesit dhe ecurisë së procesit zgjedhor.
Dua ta ritheksoj edhe një herë se në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk jam as pjesëmarrës në hartimin e propozimeve as në përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas.
Andaj, dua të theksoj se Lista e aprovuar e kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas, e ka përkrahjen time, pavarësisht përbërjes së saj, pa qenë i involvuar në hartimin e saj.
Kandidatëve të PDK-së të komunës tonë ju dëshiroj sukses dhe do të kenë përkrahjen time dhe fitoren e madhe më 14 Shkurt!