Tuesday, October 26, 2021

Kënd po e fajson Ramiz Lladrovci për çështjen e rrëmbimit të doktorit të UÇK’së

Fadil Syleviqi, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, është gjetur sot i vdekur te Liqeni i Badovcit, raporton Express.

Pas lajmit për vdekjen e tij ka reaguar i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili tha se nuk dëshiron të flasë fjalë të keqe për të vdekurin, por ai ka një pyetje për të.

“Një fjalë e urtë thotë, mos e fol asnjë fjalë të keqe për të vdekurin. Jo nuk do ta them asnjë fjalë për të, por, ku është Dr. Hafir Shala? Mua po më rrinë para syve dhe në zemër, dy prindërit e Dr. Hafirit, shpirti i tyre i përvëluar, të cilët shkuan në amshim pa i gjetur eshtrat, as pa e ditur varrin e djalit të tyre”, ka shkruar Lladrovci.

Ai thotë se nuk dëshiron të flasë për të vdekurit, por pyet insitutcionet e drejtësisë se kush duhet ta dijë se ku prehen eshtrat e atdhetarit Hafir Shala.a

“Nuk dua të flas për ata që vdesin, por, sërish dua të pyes institucionet e drejtësisë: Kush duhet ta dijë se ku prehen eshtrat e atdhetarit të madh të kombit, Dr. Hafir Shala. Athua e kanë kryer obligimin e vet institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Për fat të keq, ne i mbyllëm sytë para atyre që bënë krime kundër nesh, besa edhe i falim armiqtë, por, okupatori neve kurrë nuk na fali, na goditi në zemër për aq sa mundi e aq sa diti. Na vrau e besa edhe eshtrat e të dashurve tanë na i humbi”, ka shkruar Lladrovci.

Kujtojmë se Lladrovci këtë çështje e kishte trajtuar edhe më herët duke kërkuar drejtësi për Hafir Shalën, në kohën kur i kishte vdekur nëna, Shehide Shala.

Aq më shumë, kur e dimë se UDB-ashi që e kindapoi dhe nga duart e të cilit vdiq, e më pas u zhduk Dr. Hafir Shala, është i gjallë dhe bartë përgjegjësi të larta në njërin ndër institucionet më të rëndësishme të vendit tonë, në Policinë e Kosovës”, kishte shkruar Lladrovci.