Tuesday, October 26, 2021

Zhduken tri femra brenda 24 orëve

Tri raste të zhdukjes së femrave kanë ndodhur brenda 24-orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se një rast ka ndodhur në Podujevë, ku raportohet se një femër është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti tjetër është shënuar në Drenas ku sipas policisë, nuk dihet për vendndodhjen e një femre.

Kurse rasti i tretë, sipas policisë është shënuar në Prizren ku një femër ka njoftuar policinë se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Që të tria rastet janë duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.