E premte, 25 Qershor, 2021

Vdes ish-komandanti i UÇK-së


Është ndarë nga jeta Shefqet Paçarizi, ish-komandanti i Batalionit të dytë, Brigada 122 “Imer Krasniqi”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga një familjar i tij.

Aty thuhet se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e veteranëve në fshatin Dragobil.