E premte, 25 Qershor, 2021

Kjo është pasuria e ‘Top 5’ kandidatëve për deputet për secilën parti

Në orën 18:00 të së shtunës, ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë për certifikim për garën e 14 shkurtit.

Janë 28 subjekte politike të cilat kanë dorëzuar listat për aplikim, ndërkaq numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të këtyre subjekteve politike është 1079.

Ndërsa lufta më e madhe brenda partisë, zhvillohet për renditjen në’ top 5’ e parë në listën e secilës parti.

Syri.net Kosova, ju sjell pasurinë e kandidatëve për kryeministër dhe  ‘top 5’ kandidatëve për deputet të secilës parti.

Lëvizja Vetëvendosje, si bartës të listës ka Albin Kurtin njëherësh edhe kandidat për kryeministër.

Në të dhënat që ka deponuar lideri I VV’së Albin Kurti në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në fillim të 2020, figuron apartamenti i blerë i bashkëshortes, në vlerë 400 mijë euro.

Para të gatshme kreu i VV-së ka deklaruar se posedon 934 euro e 38 centë ,kurse, 9 mijë e 650 euro e 39 centë para të gatshme ka bashkëshortja e tij në Oslo të Norvegjisë.

Ish-kryeministri Albin Kurti detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë nuk ka deklaruar asnjë shumë, ndërkaq bashkëshortja e tij ka kredi në vlerë prej 242,224.83 euro në Norvegji për blerjen e apartamentit.

Të hyra vjetore Kurti ka deklaruar 19.040.78 euro nga Kuvendi i Kosovës, kurse, bashkëshortja ka pagë 46 mijë e 990 euro në shtetin norvegjez.

Në të dhëna të tjera, Albin Kurti ka sqaruar se jeton në apartament me qira. 

E renditur në listë si e dyta, Vjosa Osmani-Kadriu, kryetarja e Kuvendit nuk qëndron aspak keq. Osmani në AKK ka deklaruar se ka një banesë në vlerë 40 mijë euro të cilën e ka blerë në vitin 2010.

Ka deklaruar një banesë të bashkëshortit me vlerë  67 mijë euro, dy shtëpi poashtu në pronësi të bashkëshortit, njëra në vlerë 120 mijë euro dhe tjera 180 mijë euro.

Osmani ka deklaruar se ka në pronësi një parcelë toke me vlerë 38 mijë euro dhe një tjetër  me vlerë 100 mijë euro të blerë në vitin 2020.

Kryetarja e Kuvendit ka deklaruar para të gatshme mbi 12 mijë euro. Osmani ka deklaruar pagë vjetore nga Kuvendi 16,811 euro dhe mbi 2 mijë euro nga mëditjet si dhe 2,763 euro pagë vjetore nga Universiteti i Prishtinës, si asistente.

Glauk Konjuca si numër 3 në listë, 387 mijë e 125 euro e ka deklaruar si pasuri të paluajtshme Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në pasurinë e paluajtshme të Konjufcës hyjnë një banesë, një tokë, një truall, një shtëpi  në ndërtim, një shtëpi vikendi dhe një banesë tjetër.

Dy banesat janë të deklaruara në emër të Konjufcës, një tokë dhe një shtëpi në ndërtim janë të deklaruara  në emër të përbashkët dhe një truall dhe një shtëpi vikendi në emër të prindit të Konjufcës.

Numri 4 dhe 5, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Avni Dehari babai i Astrit Deharit, pasi nuk kanë qenë zyrtar publik, nuk kanë të deklaruar pasuri në AKK.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti si bartës I listës dhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, ka deklaruar tri banesa në pronësi të “përbashkët”, njëra me vlerë 68 mijë euro e blerë në vitin 2010, tjetrën 60 mijë euro të blerë në vitin 2015 dhe të tretën me vlerë 105 mijë euro të blerë në vitin 2018.

Para të gatshme, Hoti ka deklaruar në pronësi të tij, bashkëshortes dhe të fëmijëve.

Në pronësi të tij, ai i ka deklaruar 1,317.23 euro para të gatshme  në bankë, në pronësi të bashkëshortes 109.20 euro dhe në pronësi të fëmijëve rreth 1,224 euro.

Hoti ka deklaruar se ka edhe borxhe, në dy raste si detyrime të përbashkëta, të cilat në total kapin vlerën prej 40,726 eurosh.

Numri dy në listën e LDK, është Kujtim Shala.

Shala në kohën kur ishte deputet kishte deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar se posedon tek pasuria e paluajtshme pasurië në vlerën mbi 450 mijë euro, duke përfshirë dy shtëpi banimi, tokë dhe banesë.

Tek pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar dy vetura, njërën në pronësi të tij në vlerën 4,500 euro dhe tjetrën në pronësi të prindit në vlerën 5000 euro.

Si para të kursyera mban rreth 3 mijë euro. Ndërsa është I zhytur në borxhe në vlerën 183 mijë euro për blerje të shtëpisë dhe të tokës.

Ndërkaq të hyrat e tij vjetore janë mbi 60 mijë euro, duke përfshirë edhe ato të bashkëshortes së tij që është e punësuar në Ansamblin e baletit.

Ministra e Financave në detyrë, Hykmete Bajrami si e treta në listën e LDK-së në Agjencinë Kundër Korrupsion në vitin 2019, ka deklaruar një shtëpi dhe një banesë në emër të përbashkët, të dyja me vlerë 207 mijë euro, si dhe një banesë me vlerë 180 mijë euro në emër të bashkëshortit.

Bajrami ka deklaruar edhe dy vetura të tipit “Mercedes” me vlerë 31 mijë euro të dyja, të cilat ka theksuar se janë në pronësi të bashkëshortit.

2 mijë e 800 euro ajo i ka deklaruar si para të gatshme në bankë, si dhe 2 mijë e 561 euro në emër të bashkëshortit.

Ajo e ka deklaruar edhe një kredi në emër të bashkëshortit, me vlerë  80 mijë euro për blerje të veturës dhe banesës.

Në Agjencinë kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasurinë edhe kandidati I katërt, Agim Veliu.

Ai ka deklaruar se merr pagë mujore prej 1 mijë e 187 euro  e 82 cent.

Ndërkohë, para të gatshme, Veliu ka deklaruar se i ka 11 mijë e 770 euro në NLB ndërsa 7 mijë e 679 euro në bankën Raiffeisen.

Veliu, gjithashtu është në kredi në NLB prej 25 mijë eurosh për blerje të truallit, kredi të cilën e ka marrë për 5 vite.

E pasuri të paluajtshme, Veliu ka thënë që ka 73.33 ari tokë të punuar, që është pasuri e trashëguar.

Veliu gjithashtu ka deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsion shtëpi me oborr, por që ka shkruar se nuk e ka asnjë metër katror, duke mos deklaruar sipërfaqën e saktë.

Gjithashtu në pronësi të Veliut është edhe një banesë prej 76.10 m2 që është e blerë në vitin 2008, dhe truall prej 10 ari e blerë në vitin 2015.

E nga krejt këto, që janë pasuri e paluajtshme, Veliu, nuk ka vendosur vlerën se sa kushtojnë.

Listën e kandidatëve nga top5 të LDK-së, e mbyll kryetari I AKR-së Behxhet Pacolli.

.

Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro.

 Vetëm avioni privat i tij kushton gati 10 milionë euro, derisa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë euro. Pacolli ka edhe tetë vetura në vlerë rreth 1 milion euro, derisa para të gatshme nëpër banka ka rreth pesë mlionë euro.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë euro. Poashtu, ai ka në pronësi edhe disa toka e lokale afariste, që kushtojnë me miliona euro.

Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe hotelin Swiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro.

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro, dhe tetë veturat e tij, vlera e të cilave sillet rreth 1 milion euro.

Pasuria e ish zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë miliona euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100 {c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}.

Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro.

Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 2 milionë euro. Këto para ai i merr nga Banka Ekonomike, Mabetex Holding, depozitat në bankë dhe Kuvendi i Kosovës. 

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike listën e plotë të kandidatëve që do të garojnë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Listës I prinë Enver Hoxhaj, njëherësh edhe kandidat për kryeministër.

Në bazë të publikimit të pasurisë në deklarimin e tij ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Suhareka nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar 2 banesa (230,000.00 euro vlerë), tokë dhe shtëpi malore në vlerë prej 179,512.00 euro.

Ndërsa, sa i përket pagave Enver Hoxhaj ka deklaruar paga dhe shtesa nga Qeveria në shumën prej 30,398.00 € dhe mëditje nga ligjëratat e mbajtura në Universitet nga viti 2015-2017 në shumën prej 6,230.00 €.

Uran Ismaili si numri dy në listën e PDK-së, në kohën sa ishte ministër I Shëndetësisë(2019) ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Ai ka dy prona të paluajtshme të regjistruara në pronësi të tij.

Banesë 151.00 m2, në vlerë prej 135,000.00 euro, e regjistruar si vlerë e përbashkët familjare.

Si dhe 3.00 m2 tokë, e blerë me kredi , në vlerë prej 20,000.00, e deklaruar si pronësi e bashkëshortes.

Ai është aksionar në bizneset (Bonvivant, Matisse, Amel) Martius L.L.C. në vlerë prej 30,000.00 euro, ndërsa aksionar në Printques me vlerë prej 3,000.00 euro.

Ndërsa ai ka deklaruar 1,145.67 € të tij, 330.00€ Bashkëshortes si dhe 2,014.00 € përsëri pagë e tij.

Në listën e PDK-së, si e treta në listë renditet Eliza Hoxha.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka deklaruar pasurinë e saj në vitin 2020.

Si pasuri të paluajtshme ajo ka deklaruar se ka një banesë në pronësi të saj e cila kap vlerën 54,000.00 euro.

Ajo nuk ka deklaruar të ketë ndonjë gjë nga pasuria e luajtshme.

Ndërkaq, sipas deklarimit, ka dy llogari bankare në të cilat mbanë 7,400 euro dhe në tjetrën vetëm 35.00 euro.

Hoxha përveç angazhimit për herë të parë si deputete, është edhe asistente/ligjëruese në Universitetin e Prishtinës.

Ajo ka deklaruar pagën e saj mujore 1,500 si deputete dhe 378 euro si asistente/ligjëruese.

E numri katër në listë mban emrin e ish-ministrit të Financave (2019) Bedri Hamza.

Pasuria kap shifrën mijëra euro.

Në deklarimin e pasurisë të bërë publik në faqen zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsionit thuhet se pasuria e paluajtshme e Hamës arrin 350 mijë euro ose saktësisht 241 mijë euro.

Hamza, tokë e banesa ka deklaruar në vlerë 224 mijë euro. Ai ka deklaruar dy banesa, njërën 120 metra katror dhe arrin vlerën 70 mijë euro ndërsa tjetra 98 metra katror në vlerë 46 mijë euro.

Ndërsa tokë pune në vlerë 100 mijë euro dhe garazhe 8 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar në pronësi një veturë të tipit Mercedes në vlerë 6 mijë e 500 euro dhe një veturë Renaulut në pronësi të bashkëshortes në vlerë 11 mijë euro.

E para të gatshme Hamza dhe bashkëshortja e tij arrin mbi 20 mijë euro. Në dy banka të vendit i pari i Financave ka të kursyera 20 mijë euro ndërsa bashkëshortja e tij 320 euro.

Memli Krasniqi si i pesti në listë, posedon një apartament në emër tij 105 metra katrot me vlerë 100 mijë euro, shtëpi në 2.86 ari truall me vlerë 155 mijë euro, në pronësi të përbashkët.

Ai si pasuri të paluajtshme ka deklaruar bibloteken personale në vlerë 12 mijë euro, piktura dhe vepra arti 5 mije e 5 euro.

Ndërsa sa i përket veturës, ai ka deklaruar një VW Tiguan me vlerë 27 mijë euro në emër të bashkëshortes.

Ai posedon 35 përqind të aksioneve në Hit Crossfit LLC.. Krasniqi para të gatshme ka deklarauar 9 mijë e 637 euro.

Si detyrim financiar ai ka deklaruar se ka mbi 88 mijë euro kredi për blerjen e shtëpisë dhe veturës.

Aleanca  për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar listën e plotë me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Listës do t’i prijë, kryetari i partisë Ramush Haradinaj.

Në bazë të deklarimeve del që Haradinaj të ketë pasuri të paluajtshme shtëpi, tokë  dhe apartament, të gjitha këto që arrijnë shifra të larta të parave.

Shtëpi banimi e ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët 300 mijë euro në pronësi të Haradinajt.

Shtëpi familjare (Kulla) në pronësi të përbashkët me familjarët e që kap çmimin e 270 mijë eurove.

Tokë kodrinore e përbashkët 75 mijë euro, tokë truall e blerë në pronësi të Haradinaj me çmim 27 mijë e 300 euro.

Por jo vetëm kaq në pronësi të Haradinaj është edhe një shtëpi banimi e deklaruar si e blerë me kredi e që kap shifrën e 202 mijë eurove.

Shemsedin Dreshaj si numri dy I listës, nuk ka të deklaruar pasuri, pasi nuk ka mbajtur post publik.

Numri tre në listë, Time Kadriaj deklaruar pasuri prej rreth 65 mijë euro.

Numri katër në listë, Bekë Berisha në deklarimin e pasurisë, ka deklaruar se ka dy kredi, njërën 83,955 euro e tjetrën 8,487 euro.

Berisha ka deklaruar se ka një tokë në pronësi të përbashkët, prej 4 hektarëe, në vlerë prej 500 mijë euro, trashëgimi familjare si dhe një banesë 55 metra katrorë, në vlerë prej 30 mijë eurove, të blerë në vitin 2007.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka një banesë prej 70 metra katrorë, në vlerë 110 mijë euro të blerë në vitin 2010.

Po ashtu në pronësi të bashkëshortes ka deklaruar një shtëpi 430 metra katrorë në vlerë 149 mijë euro, të blerë në vitin 2018.

Berisha ka deklaruar se mban 2,843 euro para të gatshme në dy banka të ndryshme.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiripasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 195 mijë eurosh, dhe një banesë në vlerë prej 70 mijë eurosh.

Të dy këto prona i ka në pronësi të veten.

Pasuri të luajtshme Tahiri ka deklaruar  një veturë të tipit Audi Q7, në vlerë prej 19 mijë eurosh.

Para në bankë Tahiri ka deklaruar mbi  19 mijë euro,  prej tyre 1 mijë e 665  euro në llogari të bashkëshortes. Borxhe Tahiri ka deklaruar 100 mijë euro kredi për blerjen e shtëpisë.

Ai po ashtu ka deklaruar se është aksionar në Kompaninë IGCG

Edhe Nisma Socialdemokrate ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Listës do ti prijë, kryetari I saj, Fatmir Limaj

Limaj, në AKK ka deklaruar se në pronësi ka një banesë në vlerë prej 70 mijë euro, një truall në vlerë prej 500 mijë eurove si dhe një shtëpi në vlerë të 250 mijë.

Të gjitha këto sipas deklarimit të Limajt janë pasuri familjare. Limaj posedon një veturë të tipit BMË me vlerë 10 mijë euro, ndërsa para të kursyera posedon mbi 10 mijë euro.

Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate do të jetë numri tre i listës së Nismës.

Balaj -Halimi në agjencinë Kundër Korrupsion, pasuri të paluajtshme ka deklaruar tri shtëpi të përbashkëta, njëra e trashëguar 264 metra katrorë, në vlerë 39 mijë e 600 euro.

Një shtëpi të blerë me kursime, 210 metra katrorë në vlerë prej 210 mijë euro dhe një shtëpi tjetër të ndërtuar në vlerë prej 75 mijë euro.

Po ashtu ajo ka të deklaruara edhe dy toka, njëra në vlerë 760 mijë euro dhe tjetra 28 mijë euro.

Si dhe pasuri të luajtshme ka të deklaruara dy vetura, të blera, njëra 8 mijë euro dhe tjetra 5 mijë.

Zëvendëskryeministrja në detyrë po ashtu ka 100 për qind të aksioneve në tri biznese, NTT “Halimaj Reisen” i bashkëshortorit,  NTT”Halimaj Reisen” e përbashkët dhe Restaurant “Prizreni Halimaj Reisen” e përbashkët.

Balaj -Halimi para të gatshme në institucione financiare ka të deklaruara vetëm 1 mijë e 800 euro.

Zafir Berisha si i pesti në listë për deputet ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korruspionit se Hotel “Kështjella” e cila është deklaruar në emër të tij ka vlerën 600 mijë euro.

Në pasurinë e paluajtshme Berisha ka deklaruar se posedon 680 mijë euro pasuri të paluajtshme ku bëjnë pjesë një shtëpi dhe hoteli të dyja të deklaruara në emër të tij.

Ai ka deklaruar edhe një veturë në emër të tij vlera e së cilës është 10 mijë euro nga ku ka shkruar përshkrimin se është blerë nga të hyrat familjare.