Monday, September 20, 2021

Krasniqi tregon katër kandidatë që do t’i votonte për deputetë nga LDK: Vlora Dumoshin të parën

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar katër kandidatët që do t’i votonte nga lista e LDK-së për deputetë.

Krasniqi në Pressing të T7 ka thënë se nga kjo listë do të donte t’i shihte në Kuvend, Arben Gashin, Vlora Dumoshin, Ibrahim Makollin dhe Jetlir Zymberaj.

Ndërkohë ai nuk ka qenë i vendosur për kandidatin e pestë, Dyshimet e tij ishin në mes të Arban Abrashit, Lumir Abdixhikut e Besian Mustafës.

“Arben Gashin, vlerësimin për të e kam të njëjtë si për Glaukun, Vlora Dumoshi mendoj që duhet me qenë në Kuvend. Ibrahim Makollin, e ka një integritet dhe dinjitet sidomos tash që është marrë me këtë pjesën e të pagjeturve. Jetlir Zymberaj nga AKR, nuk e di pse nuk ka kandidu më herët. Nuk jam i sigurt në mes të Arban Abrashit, Lumir Abdixhikut edhe Besian Mustafës, çitni short”, ka thënë Krasniqi.