Saturday, September 25, 2021

Mbi 300 mijë njerëz e përcollën fluturimin e Ozilit për në Turqi

Mesut Ozil ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit në botën e futbollit.

Ai është larguar nga Arsenali dhe do t’i bashkohet klubit nga Superliga e Turqisë, Fenerbahce.

Fluturimin e tij nga Londra në Stamboll e përcollën 312,676 persona, transmeton Gazeta Express.

Image

Kjo tregon ndikimin që ka ish-ylli i Real Madridit, ndonëse ka kohë që nuk ka luajtur.

Ai u largua nga Arsenali pas shtatë viteve të kaluara aty, duke bërë184 paraqitje dhe duke realizuar 33 gola dhe duke kontribuuar me 54 asiste.