Saturday, October 16, 2021

Në Skenderaj burri bën për spital gruan

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Skenderaj për veprën penale Dhunë në Familje, shkruan rajoni.net

I njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje
“, thuhet në raport.

Rasti është duke u trajtuar si dhunë familjare./Rajoni.net/