Monday, September 27, 2021

Skenderaj/Aplikoni për kompensim të dëmeve nga vërshimet

Të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme gjatë vërshimeve të fundit, qoftë në kultura bujqësore, qoftë në shtëpi apo dëme të tjera, mund të aplikojnë për kompensim, që do të kujdeset Qeveria e Kosovës, shkruan Rajoni.

Në një njoftim të Komunës së Skenderaj, thuhet se si pasojë e vërshimeve të fundit të shkaktuara nga reshjet e shiut që deri me datë 20.01.2021, qytetarët mund të aplikojnë në komunën e Skenderajt për të gjitha dëmet e shkaktuara

“Ne si komunë do të kërkojmë të kompensohen nga niveli qendror, Qeveria e Kosovës.

Të gjitha aplikimet bëhen përmes kërkesës zyrtare për vlerësimin e dëmeve, të cilën mund ta merrni dhe dorëzoni pas plotësimit në administratën komunale në komunën e Skenderajt, duke aplikuar në këtë adresë: https://kk.rks-gov.net/…/njoftim-per-aplikim-per-demet…/”, thuhet në njoftimin e Komunës.