Monday, September 20, 2021

Skenderaj/ Ja si të aplikoni për marrjen e subvencioneve për fëmijët e lindur gjatë vitit 2021

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar qytetarët e kesaj Komunë së që nga sot ka nisur aplikimi për të marrë subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.

Për marrjen e subvencionit për fëmijët e lindur nga data 01.01.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje, aplikuesi duhet të këtë këto dokumente:

  1. Kërkesa (merret në sportelin nr.13)
  2. Fotokopja e letërnjoftimit të prindit
  3. Dëshmi e vendbanimit të prindit
  4. Çertifikata e lindjes për fëmijën
  5. Konfirmimi bankar

Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në çdo ditë pune, nga ora 08:00- 16:00, në sportelin e arkives, nr 13, në objektin e komunës së Skenderajt./Rajoni.net/