Home Sport Drenica bëhet me brazilian, dikur ka bërë karrierë te Braga

Drenica bëhet me brazilian, dikur ka bërë karrierë te Braga

Drenica ka bërë transferimin më të madh në afatin kalimtar të janarit.

‘Kuqezinjtë’ kanë transferuar sulmuesin brazilian Jose Denisson Silva Dos Santos, që luan në dy pozicione si sulmues anësor dhe qendror.

23 vjeçari sot ka debutuar me Drenicën në miqësoren kundër Gjilanit, ku luajti 20 minuta.

Ky është futbollisti i 9-të që skuadra e Bledar Devollit ka transferuar në janar.

Dos Santos edicionin e kaluar ka zhvilluar 41 ndeshje me Braga B në Portugali.

Most Popular