Home Sport Juventus në alarm, zbulohet transferi i menjëhershëm në merkato

Juventus në alarm, zbulohet transferi i menjëhershëm në merkato

Alarm pas humbjes, zbulohet transferi i menjëhershëm i Juventusit në merkato.

Pas disfatës me Interin është ndezur alarmi te Juventusi dhe Andrea Pirlo ka kërkuar menjëherë përforcime nga drejtuesit.

Juventus mbrëmë u deklasua nga Interi dhe sipas Pirlos problemi qëndron te vija e mesfushës.

Pirlo ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Manuel Locatellit, pasiqë beson se ai do të jetë një përforcim i madh për skuadrën.

Locatelli vazhdon të shkëlqejë te Sassuolo dhe këtë sezon ka realizuar dy gola në 16-të ndeshje të luajtura.

23-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është 35 milionë euro.

Biankonerët nuk e kandë ndërmend të kursehen dhe synojnë ta kompletojnë transferimin e Locatellit brenda këtij muaji.

Most Popular