E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin

Shumë kandidatë që garojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë dënime të plotfuqishme ose presin aktgjykimet finale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet e drejtësisë kanë kohë disa ditë që ta thonë fjalën e tyre se cilët kandidatë mund të marrin pjesë në zgjedhje e cilët jo.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë, përmes së cilës jep të dhëna për kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Sipas kësaj infografike, Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive, dhe dy kandidatë të dënuar në tri vjetët e fundit.

AAK’ja ka tetë kandidatë më aktakuza aktive. PDK’ja ka katër kandidatë me aktakuza aktive dhe një të dënuar në tri vjetët e fundit.

Nisma ka një me aktakuzë aktive dhe dy të dënuar në tri vjetët e fundit.

Lista Serbe ka një me aktakuzë aktive dhe një të dënuar.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidat me aktakuzë aktive.