E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Ish-futbollisti i Prishtinës transferohet në klubin austriak

Futbollisti, Agim Zeka është transferuar me parametra zerro te skuadra e njohur në Austri, Austria Vienna.

Zeka u largua nga Belgjika, ku kaloi një gjysmë sezoni te skuadra e Mouscron, shkruan IndeksOnline.

Ai po ashtu luajti edhe për ekipin B të skuadrës franceze Lille B.

Për ardhjen e Zekës në klubin austriak, ka folur drejtori sportiv, Peter Stoger. “Ne  kemi sjell një të ri, një ish-lojtar të ekipit shqiptar U21. Ai na forcon, pasi kohët e fundit kemi humbur shumë lojtarë nga lëndimi”.

Sulmuesi ka luajtur edhe për ekipin e Prishtinës gjatë vitit 2015-16, para se të transferohej në klubin shqiptar, KF Skënderbeu.