Kryetari i PDK-së në Skenderaj ka postuar fotografi nga takimet e kësaj partie në fshatin Nekoc të Drenasit, shkruan rajoni.net
Në fotografi shihen edhe kandidatët për deputetë Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu, por bië në sy mosprezenca e Ramiz Lladrovcit, i cili mban pozitën e kryetarit të komunës së Drenasit.
Postimi i tij i plotë:
Në Nekoc të Drenasit takova shumë mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës. Besimi i tyre është i palëkundur në mbështetje të PDK-së sepse ky besim është ndërtuar mbi bazë të punëve e projekteve përgjatë viteve. PDK është subjekti i vetëm politik në vend i cili garanton zhvillim, siguri dhe stabilitet! SL
