E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Alli i ka kërkuar të Totenham që të largohet në këtë afat kalimtar

Mesfushori i Tottenham Hotspur, DeleAlli, ka kërkuar që të largohet nga klubi për t’u transferuar në Paris Saint-Germain këtë muaj.

Në muajt e fundit ka pasur spekulime të shumta për një largim të mundshëm të anglezit nga Spurs dhe me emërimin e Mauricio Pochettinos si trajner i PSG, gjërat kanë ndryshuar.

PSG kishin shprehur interesim për nënshkrimin e Alli edhe gjatë verës mirëpo një transferim i tillë nuk kishte ndodhur.

Jose Mourinho, menaxheri i Spurs, ka shqetësime për sjelljet e Alli dhe kohët e fundit kanë pasur probleme të vogla mes vete.

Poch ka raporte të mira me Allin dhe një bashkim i tyre në një klub të ri, është i mundshëm