Home Lajme 'Anashkalon' Skenderajn, Lladrovci fton qytetarët të votojnë kandidatët e PDK-së nga Drenasi

‘Anashkalon’ Skenderajn, Lladrovci fton qytetarët të votojnë kandidatët e PDK-së nga Drenasi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët e komunës së Drenasit, të votojnë kandidatët e PDK-së nga Drenasi, sepse, ata janë që do ta mbajnë këtë komunë si prioritet gjatë mandatit në Parlamentin e Kosovës.

Ai ka ftuar qytetarët të jenë syçelë se kujt po ia japin votën.

“Mikpritje secilit dhe premtim secilit, për ata që po premtojnë gjithçka për Drenasin, ndërsa më 14 Shkurt, votën më meritorëve që komuna e Drenasit të jetë prioritet i atyre që zgjedhën. Pavarësisht se kush i ka propozuar, apo për kë “punojnë” kandidatët e PDK-së në Drenas, duhet të çmohen. Ua kam tërhequr vëmendjen edhe më herët publikisht me fjalën e urtë për pulën që ha grurin në Drenas…”, ka shkruar Lladrovci.

Ja postimi i tij:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Komuna jonë dhe Drenica në përgjithësi, ka qenë, është dhe mbetet shembull i mikpritjes dhe respektit për mysafirin. Në fushata politike, komuna jonë po bëhet zonë e interesit “të veçantë”, duke pritur parti politike dhe personalitete që janë të njohura në opinion se kush e “emëroi”, “i kujt është” madje, edhe për kë “punon”.

Për fat të keq, këto lloj fushatash të premtimeve që po jepen para qytetarëve tanë pa logjikë e kufizim, po shkaktojnë jo vetëm huti, por edhe habi. Ku ishin këta demokratë qe 20 vjet, ku ishin këta patriotë qe sa mandate, për të punuar e kontribuar për Drenasin dhe Drenicën që tashmë e kanë gojën plotë me premtime.

Megjithatë, në tërë këtë ofensivë të takimeve me qytetarë, kam një ftesë për qytetarët e komunës së Drenasit:

Ju ftoj të jeni syçelë se kujt po ia jepni votën. Mikpritje secilit dhe premtim secilit, për ata që po premtojnë gjithçka për Drenasin, ndërsa më 14 Shkurt, votën më meritorëve që komuna e Drenasit të jetë prioritet i atyre që zgjedhën. Pavarësisht se kush i ka propozuar, apo për kë “punojnë” kandidatët e PDK-së në Drenas, duhet të çmohen. Ua kam tërhequr vëmendjen edhe më herët publikisht me fjalën e urtë për pulën që ha grurin në Drenas…

Most Popular