Home Lajme E mashtruan se do t’i gjenin nuse, dy persona nga Istogu ia...

E mashtruan se do t’i gjenin nuse, dy persona nga Istogu ia morën 5 mijë euro mërgimtarit nga Zvicra

Që nga paraqitja e pandemisë COVID-19, është dobësuar ekonomia e çdo shteti në glob, andaj shumë persona kanë gjetur si mënyrë alternative të pasurimit përmes kryerjes së vjedhjeve, mashtrimeve, falsifikimit të parasë, por jo vetëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje në Istog, pas disa hetimeve të zhvilluara nga hetuesia, Policia ka arritur që t’i arrestojë dy të dyshuar, një burrë dhe një grua, të nacionalitetit ashkali, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.

Gazeta Sinjali mëson se ankuesi ka deklaruar se kishte një marrëveshje me të dyshuarit, që në këmbim të një shume parash ata do t’ia gjenin një vajzë për t’u martuar.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ai për ta kryer pjesën e tij të marrëveshjes, të dyshuarve ua kishte dërguar rreth 5 mijë euro, mirëpo që këta të fundit nuk i ishin përmbajtur marrëveshjes, pra nuk ia kishin gjetur vajzën për t’u martuar me të.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja në Prokurori se pas arrestimit të të dyshuarve, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Most Popular