Thursday, September 23, 2021

Me 1.2 milionë libra, kjo është biblioteka kineze prej xhami në murin e valëzuar

Një bibliotekë kineze është krijimi i fundit i arkitektëve të firmës holandeze MVRDV, të cilët dallohen për imagjinatën e tyre.

Sipas My Modern Met, nga kullat Jenga në Vjenë e deri tek “Oborri qiellor” në Seoul, projekti i tyre i fundit është libraria në Tianjin të Kinës e cila po lë me gojë hapur vizitorët.

Libraria madhështore përmban deri në 1,2 milionë libra të cilët janë të vendosur me shumë kujdes në murin e valëzuar të ndërtesës.

Struktura prej xhami me një sipërfaqe prej mbi 34 mijë metra katrorë e bënë edhe më madhështore bibliotekën ku mund të zgjedhësh libra vetë, të ulesh t’i lexosh apo edhe t’i marrësh me vete.