Home Magazina Nicole Scherzinger shfaq fizikun e tonifikuar gjatë pushimeve në Turks & Caicos

Nicole Scherzinger shfaq fizikun e tonifikuar gjatë pushimeve në Turks & Caicos

42-vjeçarja tregoi linjat gjatë pushimeve dimërore.

Nicole Scherzinger tregoi format e saj në bikini, derisa po pushonte në Turks and Caicos, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja aktualisht po shijon pushimin me të dashurin e saj, Thom Evans. 42-vjeçarja ndau disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke u relaksuar në bregdet.

Dy fotografitë e para shfaqin Nicole në pishinë teksa po relaksohej e veshur me një palë bikini ngjyrë vjollcë.

Kurse, në fotografinë e tretë, anëtarja e Pussycat Dolls, shihet e shtrirë buzë pishinës, ndërsa shkroi “Qetësi e ëmbël”.

Nicole ndau gjithashtu një video të shkurtër në Instagram, ku dëgjohet duke pëshpëritur “perëndimi i diellit përputhet me bikinit e mia sonte, është mahnitës”, dhe tregoi qiellin.

Ajo nuk është e vetme në këto pushime, ngase po shoqërohet nga partneri i saj, 35-vjeç.

Dyshja që së fundi shënuan njëvjetorin e lidhjes, festuan Vitin e Ri dhe Krishtlindjen bashkë. /Lajmi.net/

Most Popular