Thursday, September 23, 2021

Paga e Ozil ka pësuar një ndryshim drastik pas kalimit tek Fenerbahce

Ozil ka pranuar që të ndërprej kontratën me Arsenalin duke refuzuar kështu një shumë të madhe parash vetëm që të largohet nga klubi.

Shifrat e pagës së Ozilit në Arsenal ishin mjaftë të mëdha, ku ky i fundit paguhej diç më pak se 400 milion euro në javë.

Sidoqoftë, fituesi i Kupës së Botës po fiton një pjesë të vogël të kësaj shume me klubin e tij të ri Fenerbahce, shkruan lajmi.net.

Sipas AS, Ozil ka një pagë prej 3.5 milion paund në Stamboll – afërsisht duke punuar me rreth 67,000 paund në javë. Kjo është më pak se 20 përqind e asaj që ai po fitonte.

Sidoqoftë, debutimi i Ozilit në Fenerbahce nuk do të ndodhë së shpejti, pasi ai duhet të izolohet për dy javë shkaku i rregullave të virusit.