Home Lajme Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

nsitituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, IHMK’ja ka bërë me dije se në mëngjes do të ketë ngrica dhe se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Most Popular