Home Lajme Posta e Kosovës hap konkurs për 35 pozita

Posta e Kosovës hap konkurs për 35 pozita

dërmarrja Publike ‘Posta e Kosovës’ e ka hapur konkurs për 35 pozita.

Sipas konkursit të publikuar, pozitat e hapura për konkurs janë për zhvillues softuerëve, administrator në përkrahjen e rrjetit, zyrtar për mjete themelore, punëtor sporteli, postier dhe shtëpiak.

Në njoftim thuhet se Posta është duke bërë përpjekje për të zhvilluar biznesin sipas përvojave të shërbimeve postare dhe komerciale, për t’i arritur standardet ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve postare dhe komerciale.

“Në këtë aspekt, PK Sh.A. ofron mundësi të barabartë punësimi të profesionistëve që synojnë të jenë pjesë e zhvillimit të biznesit dhe kompetencave të Korporatës, në përputhje me metodat dhe praktikat moderne”, thuhet në njoftim.

Konkursi është hapur më 18 janar 2021 dhe afati për aplikim është deri më 30 janar.

Në këtë konkurs janë hapur 2 pozita për zhvillues të softuerëve, 1 pozitë për administrator në përkrahjen e rrjetit, 1 pozitë për zyrtar të mjeteve themelore, 10 pozita për punëtorë sporteli, 20 pozita për postier dhe 1 pozitë për shtëpiak.

Përveç këtij konkursi, Posta e Kosovës ka hapur konkurs edhe për pozita të larta si Kryeshef Ekzekutiv apo Zyrtar Kryesor të Financave.

Most Popular