E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Qeveria ndanë miliona euro, përfitues; policët, skemat pensionale e sociale, punonjësit shëndetësorë…

Ministrja në detyrë e Financave, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës sot (datë 21.01.2021) ka aprovuar vendime të rëndësishme në kuadër të Programit për Rimëkëmbje për vitin 2021:

6.5 milionë euro për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarit sipas kritereve të përcaktuara me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, si vazhdimësi e masës prej 60 milionë euro e implementuar në fund të vitit 2020;

– 1 milionë euro për kompensimin e dëmeve në Komunat e Kosovës të prekura nga vërshimet e ndodhura në javën e parë të janarit të vitit 2021;

– 1 milion euro mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;

– 13.5 milionë euro për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa mujore deri në 100 €, për muajt janar-mars 2021;

– 7.5 milionë euro për dyfishimin e pagesës së shumës së ndihmës sociale, bazuar në numrin e familjeve përfituese të muajit përkatës dhe anëtarëve të familjes për të gjithë përfituesit e ndihmave sociale, për muajt janar-mars 2021;

– 1.6 milionë euro shtesa për muajt janar-mars 2021 për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë (COVID-19);

– 8 milionë euro shtesa mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor të angazhuar në betejën kundër pandemisë, për muajt janar-mars 2021;