Home Lajme Enver Hasani sinjalizon se ankesat në PZAP të partive politike mund të...

Enver Hasani sinjalizon se ankesat në PZAP të partive politike mund të jenë “të kota”

Njohësi i çështjeve juridike dhe Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të jetë e detyrueshme ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Hasani, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka deklaruar se sikurse KQZ’ja, edhe PZAP’ja do e zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të marrë pas seancës publike të mbajtur në dhjetor, shkruan Gazeta Express.

“Ti ‘a priori’ e din se PZAP-i nuk ka çare pa e zbatu vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i penalizon të gjithë”, ka deklaruar eksperti i Kushtetutës në ‘Pressing’.

Tutje, ai ka sqaruar se për shkak të mos-specifikimit të llojit të aktvendimit të marrë nga gjykatat respektive ndaj personave që janë në lista të kandidatëve për deputetë në tri vitet e fundit, është krijuar kjo situatë.

“Ti ankohesh kot, sepse dihet rezultati. Kjo është situatë që është krijuar nga Gjykata Kushtetuese. Raporti i Vjenes është përdorur në mënyrë manipulative. Ai e thotë qartë “çdo person i dënuar ndalohet mos me kandidu”, që i bjen pa përjashtim, nuk ndalohet. Ndalesa duhet me qenë specifike. 

Most Popular