Home Lajme Lladrovci në takim “emocional” me një biznesmen kriminel qe është gjykuar e...

Lladrovci në takim “emocional” me një biznesmen kriminel qe është gjykuar e dënuar

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dje publikoi një fotografi me biznesmenin Fatmir Kajolli, të cilin e quajti atdhetar.

Madje, sipas Lladrovcit, lufta çlirimtare kishte sukses edhe me ndihmën e pakursyer të atdhetarëve që nuk jetonin në Kosovë, por me rrënjë nga Kosova, nga e gjithë bota.

“Atdhetar i tillë është edhe Fatmir Kajolli, i cili e jetonte dhe përjetonte luftën për çlirimin e Kosovës si mision jetësor, rast ta dëshmonte atdhetarizmin e trashëguar brez pas brezi. Fieri ishte bastioni i atij atdhetarizmi dhe përkrahja e tij matej me shumë kamionë e maune të mbledhura e të ngarkuara në Fier për luftën çlirimtare”, ka shkruar dje Lladrovcit.

Por, se kush është biznesmeni Fatmir Kajolli, ka treguar gazetari Besnik Krasniqi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se Fatmir Kajolli është një biznesmen kriminel, i cili është gjykuar në Itali dhe Shqipëri dhe Shqipëri, për trafik droge dhe për rrahje në një proces zgjedhor dhe të cilit iu kanë sekuestruar shumë prona.

“Ramiz Lladrovci në takim “emocional” me një biznesmen kriminel që është gjykuar në Itali e Shqipëri, për trafik droge e për rrahje në një proces zgjedhor. Me një njeri që iu patën sekuestru shumë prona. A po kurdiset diçka në këtë tavolinë, në të cilën paska edhe biznesmenë nga Drenasi?” 🙁

“Në vijim, një pjesë e raportimit të mediave në Tiranë për kriminelin që Lladrovci po e vë në piedestal: Fatmir Kajolli është një ndër personazhet e shumtë që bëri sukses si biznesmen në Shqipëri, ndonëse ishte i dënuar prej vitit 2000 me 6 vjet burg nga Gjykata e Romës [dënimi i reduktuar në shkallën e dytë] dhe 16 vjet të tjera nga Gjykata e Milanos për vepra penale që lidhen me trafikun e narkotikëve. Në vitin 2011, ai u katapultua gjithashtu në politikën lokale dhe u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Fierit nën siglën e Partisë Republikane”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, Kajolli ishte arrestuar në maj të vitit 2016, pasi i shpëtoi një kërkese të mëparshme për ekstradim në Itali në vitin 2012-kur ishte ende anëtar i Këshillit Bashkiak të Fierit.

“Pas rrëzimit të kërkesës italiane për konvertimin e dënimit të tij me 22 vjet burg në Shqipëri, Kajolli u dënua fillimisht me 8 vjet, të cilat u reduktuan në Apel me 5 vjet dhe vuajti fizikisht në qeli vetëm dy vjet burg. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se liria e parakoshme e Kajollit erdhi pas 19 kërkesash penale, shtatë prej të cilave për përfitim amnistie; të cilat u mirëpritën nga Gjykata e Fierit në pjesën e tyre më të madhe”.

“Në maj 2018,  edhe Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi të lirojë nga sekuestrimi pjesën më të madhe të pasurive të sekuestruara në tetor 2015, me argumentin se burimi i tyre nuk ishin aktivitetet e Kajollit në Itali por një seri kontratash dhurimi nga pronarë të ligjshëm-duke e vulosur kësisoj përballjen e Fatmir Kajollit me drejtësinë shqiptare”, ka shkruar me tutje ai. /Insajderi.org

Most Popular