Home Lajme Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për zgjedhjet e 14 shkurtit

Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për zgjedhjet e 14 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka lansuar një platformë online, me anë të së cilës kërkon nga qytetarët që të dhurojnë para për ta ndihmuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton GazetaBlic.

Në një postim në faqen zyrtare të kësaj partie është thënë se fuqia e tyre bazohet në ndihma të vogla dhe jo siç është potencuar, nga persona dhe biznese të dyshimta.

“Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush”, thuhet në njoftim pos tjerash.

Njoftimi i plotë:

Ta ndihmojmë fitoren për të mirën e vendit
Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral.
Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush.
Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE1, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti II do të jetë kthim i Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.
Bashkë drejt referendumit dhe krejt e në drejtimin e duhur.
Udhëzimet mund t’i gjeni në faqen apo në numrin e mëposhtëm:
https://donacion.vetevendosje.org
Tel: +383 44 177 787 (Whatsapp&Viber)

Most Popular