Wednesday, October 20, 2021

Diellza sfidon moshën, kaq vite ka mbushur sot

Diellza Kolgeci feston ditëlindjen e 42-të, vazhdon të mahnitë me bukurinë dhe vitalitetin e saj.

Bukuroshja e njohur, Diellza Kolgeci, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 42-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Diellza në këtë ditëlindje rishpërndau një postim në rrjetin social Facebook, të bërë pesë vite më parë në këtë datë.

Ajo kishte publikuar plot fotografi të ndryshme nga fëmijëria, duke kujtuar ndër të tjerash edhe lidhjen e fortë që kishte me të atin e saj, Remzi Kolgecin.

Sot pas pesë vitesh, Diellza thotë se nuk i heq asnjë pikë e presje atij postimi të pesë viteve më parë, por thjeshtë është përmbushur më shumë me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Helena Rela.

“Pesë vite që kur e kam shkrua këtë, urime për MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar në brendësi vetëm se jam e përmbushur sepse jam nëna e Helenës. Ju faleminderit të gjithëve për urimet, fjalët e ëmbla. Ju dua”, ka shkruar Diellza në Facebook.

Përndryshe, bukuroshja e njohur jeton së bashku me vajzën dhe partnerin e saj, Fisnik Rugova, në Prishtinë, teksa vazhdon të mbetet njëra ndër femrat më atraktive shqiptare, e cila duket vitale dhe e freskët edhe pas kaq vitesh nga shpallja e saj “Miss”.