Home Lajme Osmani: Ajo që ndodhi dje në KQZ lëndoi procesin, nëse përsëritet do...

Osmani: Ajo që ndodhi dje në KQZ lëndoi procesin, nëse përsëritet do të marr masa

U.d e presidentes, Vjosa Osmani, folur për situatën e fundit të krijuar për certifikimin e kandidatëve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Osmanit, Valdete Daka, është e pavarur dhe nuk përfaqëson asnjë subjekt politik.

Më tutje ajo theksoi se dje është bërë presion marramendës ndaj KQZ-së, dhe kjo, sipas saj nuk është profesionale dhe përgjegjshme.

Osmani ka thënë se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“Dje u bë presion marramendës ndaj KQZ-së, përderisa të gjithë anëtarët e KQZ-së japin betim, që detyrat e tyre të jenë të paanshme, profesionale dhe të përgjegjshme. Kryetarja e KQZ-së, nuk përfaqëson asnjë parti politike, detyrë më e rëndësishme e saj, është mbrojtja e integritetit, e kemi detyrë që ta shpëtojmë procesin zgjedhor. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen me 14 shkurt. Përgjatë këtyre muajve, kam bërë të pamundurën që KQZ-së, t’i ofrojmë ndihmën e nevojshme, kam kërkuar nga shtetet mike, që të ofrojnë përkrahje të tillë, por abuzimi i kësaj përkrahjeje, nuk mund të tolerohet nga askush. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, që ta ruajm maturinë dhe qetësinë, që mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me të gjithë partnerët tanë, që vota e lirë e qytetarëv të mbrohet”, ka thënë Osmani.

Most Popular