Saturday, October 16, 2021

Skandal në QKMF të Mitrovicës: Stomatologu ia prek organin gjenital pacientit 17 vjeçar

Një skandal dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së premte në Qendrën e Klinikës Mjekësore Familjare të Mitrovicës, ku dyshohet se janë përfshirë dy meshkuj.

Gazeta Online “Reporteri.net”, nga burimet e saj ka mësuar se një stomatolog i vjetër në moshë, ka ngacmuar një pacient 17 vjeçar.

Sipas asaj që ka mësuar gazeta, stomatologu (mashkull), ka prekur në organ gjenital një pacient(mashkull).

Se ka pasur një inicident e konfirmon edhe Policia e Kosovës

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës krejt çfarë ka thënë është se nuk ka një rast të tillë të icinuar, por se policia ka informacione për një çështje të tillë.

“Nuk është inicu ende rast, policia ka informacion dhe së bashku me prokurorin hetues janë duke trajtuar çështjen në fjalë”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net.

Gazeta meson se pas asaj që dyshohet se ndodhi në sallë, familja e pacientit ka ardhur në QKMF dhe kanë sulmuar mjekun.