Home Lajme Ushtarët e këtij shteti akuzohen për dhunime: “Zgjidh, a të t’mbys a...

Ushtarët e këtij shteti akuzohen për dhunime: “Zgjidh, a të t’mbys a të t’dhunoj”

Shitësja e re e kafesë thotë se u nda nga familja dhe shoqet nga një ushtar i Etiopisë afër lumit Tekeze, u dërgua nëpër një rrugë dhe më pas iu ofrua një zgjedhje trishtuese.

“Ai më tha: ‘Zgjidh, ose të vras, ose të dhunoj’,” i tha vajza 25 vjeçe agjencisë Reuters në kampin e refugjatëve, “Hamdayet”, në Sudan, ku është vendosur pas ikjes nga konflikti në rajonin Tigray të Etiopisë. Sipas saj, ushtari kishte të veshur uniformë të ushtrisë federale të Etiopisë.

Mjeku që e trajtoi këtë vajzë kur ajo arriti në kamp në dhjetor, Tewadrous Tefera Limeuh, konfirmoi se i ka dhënë ilaçe për parandalimin e shtatzënisë dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe e ka udhëzuar pëe t’u këshilluar me një psikoterapist.

“Ushtari ia ka drejtuar pushkën dhe e ka dhunuar. Ajo e ka pyetur atë nëse ka kondom dhe ai i ka thënë ‘pse do të më duhej kondomi’”, thotë mjeku që po punon si vullnetar me Kyrqin e Kuq Sudanez, transmeton Gazeta Express.

Pesë punëtorë të ndihmave, që janë pjesë e grupeve etiopiane dhe ndërkombëtare të ndihmave, thanë se kanë marrë plot raportime tjera të ngjashme të abuzimit në Tigray. Kombet e Bashkuara këtë javë bën apel për ndërprerje të sulmeve seksuale në rajonin e trazuar.

Në mesin e numrit të lartë të dyshimeve,  veçanërisht shqetësuese janë raportimet se njerëzit janë detyruar t’i dhunojnë familjarët ose të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të furnizimeve esenciale, thuhet në deklaratën e Zyrës së Përfaqësuesit të Posaçëm për Dhunën Seksuale në Konflikt, e cila është pjesë e OKB-së.

Duket se gratë dhe vajzat në kampet e refugjatëve brenda Etiopisë kanë qenë veçanërisht cak i sulmeve seksuale, ndërsa qendrat jmekësore janë nën trysni për ilaçe emergjente kontraceptive dhe teste për infeksionet seksualisht të transmetueshme, thuhet më tej në këtë deklaratë.

Most Popular