Wednesday, October 20, 2021

Sa para ka ndarë Behgjet Pacolli për të ndihmuar Hashim Thaçin dhe të tjerët në Hagë?

Më 5 nëntor Kosova mbeti pa president pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti për shkak se ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Tani janë hapur fondacione për ish-komandantët që gjenden në Hagë për t’i ndihmuar për mbrojtjen e tyre. Njëri  që do të ndihmojë është edhe Behgjet Pacolli.

Ai në një intervistë e ka konfirmuar se ka bërë ndarjen e mjeteve.

“Pa marr parasysh a janë të gjithë miq te mi a jo, ata janë atje dhe përballen me drejtësinë dhe sigurisht që meritohen të ndihmohen. Edhe publiku e din që kurrë nuk jam tërheq nga këto çështje dhe do të jem prapa atyre që kam thënë. Do të ndihmoj dhe besoj që edhe qytetarët e tjerë do të ndihmojë”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë se beson në pafajësinë e tyre dhe ata do të fitojnë këtë betejë.

Se sa para ka ndarë biznesmeni i madh kosovar për mikun e tij mund të ndiqni në intervistën më poshtë.