Home Lajme Shihni se si duket koronavirusi i ri, nga i cili ka frikë...

Shihni se si duket koronavirusi i ri, nga i cili ka frikë e gjithë bota

Shkenctarët e Institutit “Vektor” ishin të parët në botë që fotografuan “llojin britanik” të virusit corona që u mor nga një pacient në dhjetor 2020, njoftoi shërbimi rus për mbikëqyrjen fitosanitare “Rospotrebnadzor”.

Ekspertët vazhdojnë të studiojnë vetitë e këtij lloji, karakteristikat e tij strukturore dhe sjelljen në kulturat qelizore dhe modelet eksperimentale duke përdorur kafshë laboratorike.

Imazhi është marrë me ndihmën e një mikroskopi elektronik, me një zmadhim prej 100,000 herë, thuhet në nënshkrimin e fotos. Ajo është e rrethuar nga një “grimcë virusi” e rrumbullakët, me diametër rreth 140 nanometra dhe tipike e virusit corona peplomera, e gjatë rreth 20 nanometra.

Deklarata thekson se mutacionet, karakteristike për llojin britanik, nuk ndikojnë në efikasitetin e vaksinës “EpivakKorona”, e cila është bërë nga qendra e Novosibirsk.

Tipi britanik i koronavirusit nuk është hulumtuar ende sa duhet. Dihet që virusi përhapet më shpejt dhe më lehtë tek njerëzit. Mjekët thonë se vaksinat e regjistruara kundër koronavirusit mbrojnë gjithashtu nga llojet e mutuara të virusit.

Image

Most Popular