E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Zidane po largohet, Real Madridi gjen zëvëndësuesin

Zinedine Zidane duket se së shpejti do largohet nga skuadra e Real Madridit.

Ky sezon ndoshta do jetë i fundit për trajnerin Zinedine Zidane në kreun e Real Madridit.

Tekniku francez humbi dy kupa këtë edicion dhe Reali ka vendosur ta lejojë të jetë në stol së paku deri në fund të edicionit.

Sipas Bild, trajneri i RB Leipzigut, Julian Nagelsmann është favoriti për të zëvendësuar Zidanne.

Menaxhmenti i Realit dëshiron të nis edicionin e ri me një trajner më të mirë nga ana teknike dhe janë mahnitur nga aftësia e Nagelsmann.

Nagelsmann është i lumtur te Leipzigu, mirëpo nëse ky interesim do bëhet më konkretë, atëherë ai do e konsiderojë të ardhmen.