E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Nga odat e Skënderajt, Limaj shpalos kauzën me çlirimtarët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë dhe përkrahes në Kopiliç të Skenderajt.

Limaj aty ka shpalosur vizionin e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ka folur për rëndësinë e kauzës për çlirimtarët.

“Gatishmëria dhe përkushtimi i madh që po shohim tek mbështetësit tanë në Drenicë dhe anekënd vendit, për tu rreshtuar krah rrugës sonë të drejtë, po na jep edhe më tej besim e siguri që kauza jonë “Me Çlirimtarët”, vlerat kombëtare dhe zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas 14 shkurtit do të jenë të mbrojtura e të përfaqësuara denjësisht nga deputetët tanë në Parlament”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

“Për ta shpalosur vizionin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e kauzës sonë për Çlirimtarët, kryetari Limaj me bashkëpunëtorë mbrëmë ka takuar bashkëluftëtarë e të rinj në konakun e bacës Hysen Hyseni në Kopiliç të Skenderajt.

Gatishmëria dhe përkushtimi i madh që po shohim tek mbështetësit tanë në Drenicë dhe anekënd vendit, për tu rreshtuar krah rrugës sonë të drejtë, po na jep edhe më tej besim e siguri që kauza jonë “Me Çlirimtarët”, vlerat kombëtare dhe zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas 14 shkurtit do të jenë të mbrojtura e të përfaqësuara denjësisht nga deputetët tanë në Parlament.

#MeÇlirimtarët”