Monday, October 25, 2021

Enver Hoxhaj po i thërret në telefon, ankohen qytetarët

PDK ka nisur një formë interesante të bashkëbisedimit me qytetarët.

Ekziston një numër telefoni që po thërret qytetarët, për të folur me ta i pari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, që është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, shkruan Syri Kosova.

Mirëpo, përmes rrjeteve sociale, qytetarët janë ankuar për këto thirrje.

Madje, ata thonë se do ankohen për shkelje të privatësisë, pasi, është akoma e panjohur forma se si PDK ka siguruar numrat e tyre të telefonit.