Monday, October 25, 2021

Kë e përfaqësojnë këta partizanë të partive politike nga mërgata?

FORCA E DIASPORËS(FeD )!

KOMISARËT POLITIK NGA MËRGATA KOSOVARE!

Kë e përfaqësojnë këta partizanë të partive politike nga mërgata?


Cilët ishin këta të padukshëm, që mërgata nuk i njeh të kenë bërë ndonjë lloj aktiviteti?
Diaspora është një oqean i përmasave të mëdha. Në këtë oqean ka edhe disa barishte, që nuk duken, por ngrehin kokë, kur ndryshon moti.


Ata që gjendën në lista zgjedhore, nuk përfaqësojnë mërgatën. Ata janë Komisarët politik të partive politike. Diaspora ka më mijëra organizma, ku rreshtohen mërgimtarët dhe zhvillojnë aktivitet kulturor duke ruajtur qenësinë e tyre Kombëtare. Këta Komisarë politikë, jo që nuk kanë asgjë të përbashkët më këto organizma, por edhe i nënçmojnë dhe përbuzin veprimtarët, Intelektualët dhe shpirtin Human të mërgimtarit të sinqertë.


Diaspora ka halle të mëdha, për të njohur këto halle, duhet të bashkëjetosh dhe bashkëveprosh në përditshmërinë e tyre. Komisarët e partive politike, përpos përçarjes dhe qëllimit shfrytëzues të mërgatës nuk ofrojnë asgjë tjetër. Këta veprojnë vetëm në ato binare që udhëzojnë Liderët e lodhur Kosovarë.


Diaspora është në fushën multidimensionale, multidisiplinore dhe me një hetero-gjenitet të shpërndarë. Për të përfaqësuar Diasporën duhet të njihet shpirti i mërgimtarit, duhet përcillet porosia e mërgimtarit, duhet të shpaguhet mundi i mërgimtarit.


Diaspora nuk kërkon ndërrim kozmetik, diaspora kërkon ndryshim rrënjësorë.


Komisarët politik, duhet ta kenë të qartë, se Diaspora fletë dhe lëshon porosinë e vetë, se ju nuk përfaqësoni Diasporën. Ju rreshtohuni në Partitë që ju kanë zgjedhë dhe jo të mashtroni Qytetarët e Kosovës, kinse ju jeni përfaqësues të mërgatës.


Ju jeni rob të partive politike Kosovare, prandaj mos humbeni moralin e juaj, etikën…bëhuni të sinqertë dhe tregoni fytyrën e vërtetë, tregoni së ju jeni partizanë të partive politike.


Sikur të ishit ju përfaqësues të Diasporës, unë si drejtues i Forcës së Diasporës do të isha ndër të parët, që do të ju ofroja mbështetjen time në emër të 22.000 Aktivisteve të Forcës së Diasporës.


Unë si drejtues i Forcës së Diasporës (FeD ) kam pas takime më të gjithë Liderët e juaj politik. FeD ka pas vetëm dy kërkesa për Liderët e juaj: Diplomacia dhe Investimet, të drejtohen nga Diaspora. Të gjithë na kanë joshë më privilegje Individuale për në, por asgjë për mërgatën.
Personalisht mua më kanë ofruar vende në lista zgjedhore në top dhjetëshin e parë. Nuk kam pranuar të bëhem Komisar politikë i partive, nuk kam pranuar të futem në pazare politike. Unë përfaqësoj Forcën e Diasporës (FeD), jo Diasporën, vetëm ndonjë i çmendur thirret në emër të Diasporës. Diaspora është e madhe (dy Shqipëri jashtë). Ne përfaqësojmë vetëm ata që kanë mendime përafërsisht të njëjta me ne (FeD)!


FeD i porositë Komisarët politikë: Mos u thirrni në mërgatë, sepse nuk e përfaqësoni mërgatën, ju e përfaqësoni vetëm partinë e juaj!

Mehmet Manovi Drejtues i Forcës së Diasporës (FeD )!