Home Lajme Shumë shpejt do dalin dëshmi se cilët politikanë deponuan miliona jashtë Kosovës,...

Shumë shpejt do dalin dëshmi se cilët politikanë deponuan miliona jashtë Kosovës, cilat gra e dashnore kanë banesa në Dubai e vende tjera

Milaim Zeka ka bërë një deklarim të fortë në drejtim të politikanëve kosovarë. Ai ka thënë se shumë shpejt do të dalin dëshmi se cilët politikanë deponuan miliona jashtë Kosovës, cilat gra e dashnore kanë banesa në Dubai e vende tjera –raporton Syri.net

Zeka ka bërë një pyetje se pse LDK-ja nuk e pranoi Rexhep Selimin ministër, duke aluduar për atë të brendshëm.

Rastet e fundit të dala në publik për dhunën që ushtrohet nga policia është dëshmi për hallkën e krimit brenda këtij institucioni, thotë Zeka

Ai tregon se si Selimi kishte përvojë të gjatë në menaxhimin e policisë dhe kishte informacione rreth krimit të organizuar brenda policisë e pse jo edhe AKI-së.

Tutje shton se me Albin Kurtin, Selimi do të ishte duar lirtë ta luftonte këtë krim.

Zeka në shkrimin e tij të gjatë në facebook, flet edhe për përvojnë e tij me policinë dhe që ka mjaftuar një telefonat e Hashim Thaçit të masakroj qytetarë me kallxime të rrejshme.

Ndër të tjera ai ka renditur vendet ku politikanët kosovar kanë deponuar para jashtë vendit.

Për më shumë lexoni shkrimi e plotë:

Most Popular