E martë, 22 Qershor, 2021

Skenderaj/Pas raportimit të portalit Rajoni, intervenon Komuna

Pas raportimit të portalit Rajoni, për dhembjen e rrugës brenda lagjes Bajraktari në Klinë të Epërme, që ishte shkaktuar si pasojë e rritjes së nivelit të lumit “Klina”, e që paraqiste rrezik për kalimtar të rastit, sidomos për fëmijët që shfrytëzonin rrugën për të shkuar në shkollë dhe anasjelltas, Komuna e Skenderajt ka intervenuar nëpërmjet kompanisë së kontraktuar, duke bërë rregullime të duhura në rrugën e shembur të lagjes në fjalë.

Xhavit Bajraktari, i cili i kishte dërguar redaksisë së Rajonit një video, ku shfaqej pamja e shembur e rrugës, është shprehur tejet falënderues ndaj Rajonit, duke e cilësuar raportimin e portalit korrekt, çka ka “zgjuar nga gjumi” autoritet komunale të Skenderajt, për të intervenuar me kohë në rrugën e dëmtuar nga rrjedha e lumit.