Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në lagjen II të Skenderajt, kur S.G, i ka dhënë fund jetës duke u varur. Kështu kanë bërë të ditur burime brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës nga Stacioni në Skenderaj, e cila me anë të ekipeve të saj, ka dal në vendin e ngjarjes, për të punuar rreth zbardhjes së rastit.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë!
/Rajoni.org