E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Zbulohet plani ‘Top Sekret’ i luftës së Kosovës, krejt armët që i kishte UÇK-ja

Gjithçka rreth planizimit për hapjen e frontit në kufi me Shqipërinë. Për herë të parë informacionet mbi bashkëpunimin e NATO-s me UÇK. Skicat e betejës së Pashtrikut. Vijat e sulmit të Ushtrisë Kosovare. Mjetet që kishte në dispozicion.

SEKRET USHTARAK

-Tepër sekret-

Ekz 1 nga 3 kopje

“SHIGJETA”

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

SHTABI I PËRGJITHSHËM

Nr. Protokol. J-03/1

Prishtinë 31.03.1999

PLANI OPERATIV “SHIGJETA”

Harta 1:50.000 (Fleta Prizren 1, 2, 3, 4, botim i ish-Jugosllavisë i v. 1983)

ORGANIZIMI I FORCAVE

FDVV-1 (Forcë e destinuar për Veprime të Veçanta)

– Kompani Këmbësorie

– Toga kundërtanke (topa KT 75 mm, OSA 0 – 90mm)

– Toga e mortajave (minahedhës)

– Skuadra e xhenios

– Skuadra e ndërlidhjes

– Toga e logjistikës

– Skuadra sanitare

– Skuadra e zbulimit

– Skuadra e MKA

FDVV- 2

– Kompani këmbësorie

– Toga kundërtanke(topa KT 75mm, OSA- 90mm)

– Toga e mortajave (minahedhës)

– Skuadra e xhenios

– Skuadra e ndërlidhjes

– Toga e logjistikës

– Skuadra sanitare

– Skuadra e zbulimit

– Skuadra e MKA

FDVV- 3

– Kompani këmbësorie

– Toga kundërtanke(topa KT 75mm, OSA- 90mm)

– Toga e mortajave (minahedhës)

– Skuadra e xhenios

– Skuadra e ndërlidhjes

– Toga e logjistikës

– Skuadra sanitare

– Skuadra e zbulimit

– Skuadra e MKA

NJËSITË AUTONOME

(Këto varen drejtpërsëdrejti nga Shtabi Opertaiv i Operacionit.)

– 2 bateri mortajash (minahedhës) 120mm

– Kompania e raketave kundërtanke

– Toga e policisë ushtarake

– Toga e ndërlidhjes

– Toga e zbulimit

NJËSIA E LOGJISTIKËS

– Njësitë e furnizimit të forcave që sulmojnë, (me municion, ushqim, veshmbathje, karburant etj.)

– Njësiti i transportit

– Njësia e posaçme për futjen e materialit ushtarak për UÇK

– Spitali fushor

FDVV- “QORRI”

– 5 toga këmbësorie

– 5 skuadra minahedhës 82mm

– 5 ekipe shëndetësore

SHËNIM: Sasia e FDVV-ve do të përcaktohet në varësi nga sasia e forcave ekzistuese për këtë qëllim në zonën e Babushit.

Tepër sekret

PLANI OPERATIV “SHIGJETA” I UÇK

1. SITUATA

Gjendja ushtarako-politike: Kosova aktualisht ndodhet e pushtuar. Populli kosovar është ngritur në luftë të armatosur për çlirimin e tij, të cilin e realizon nëpërmjet UÇK. Ajo ka një vit që kryen aktivitet luftarak dhe po përballon ofensivën e dytë të pushtuesit serb. Si rrjedhojë e zhvillimit të luftimeve të ashpra e të vazhdueshme, ajo ka nevojë për rifurnizim me armatim dhe municion. Në kushtet kur armiku serb po goditet ashpër nga forcat ushtarake ajrore të NATO-s dhe për të krijuar mundësinë e furnizimit të UÇK del e nevojshme që të organizohet hapja e korridorit tokësor për furnizimin e UÇK me armatim dhe municion që ajo të kryejë me sukses misionin, të cilin e ka nisur para një viti. Për kryerjen e këtij misioni organizohet operacioni “SHIGJETA”.

A. Forcat e armikut:

Në drejtim të sulmit të forcave tona Pashtrik-Zym “PESHKU”:

– 2 karakolle (Gorozhup dhe Lugu i Zi) nga 2 toga

– në vijën Gorozhup-Milja-Planeja- 1 batalion këmbësorie, 1 bateri 120mm dhe 1 bateri artilerie tokësore

– Në Trumsh: 2 toga të njësisë speciale

– Në Rugovë: 1 batalion i mekanizuar, i tërhequr nga Demijani dhe Pnishi

– Në Zym: 1 togë polici lokale dhe në Romajë 1 togë e mekanizuar

– Në vijën Bistrazhin- Goden: 1 kompani e mekanizuar

Në brendësi të kufirit shtetëror Morinë- karakolli Stojanoviç “KORBI”

– 5 karakolle (Qestak, Orqush, Kërstac, Stojanoviç dhe Vërmicë) nga 2 toga secili

– Në Dragash: 50 policë lokalë

– Në rajonin e Dubravës (Zymi i Opojës): bazë ushtarake me forcat e 1 kompanie të mekanizuar dhe bateria e artilerisë

– Në Gur të Zi: 1 kompani e mekanizuar

– Në Billushë: 1 togë këmbësorie

– Në vijën Qeja- Rezina: 1 bateri e obuzëve 122mm dhe 1 bateri e artilerisë tokësore

– Në rajonin e qytetit të Prizrenit: 1 brigadë e mekanizuar

B. Forcat tona

Forcat e brendshme të UÇK-së kryejnë aktivitet luftarak, duke filluar nga thellësia prej 10km nga kufiri shtetëror me Shqipërinë. Grupimi i kryesor i forcave tona ndodhet në drejtimet Prizren-Kabash-Budakovë dhe Krusha e Madhe-Pagarushë. Ato janë të armatosur me armë të lehta këmbësorie kundërtanke, por me municion të kufizuar. Operacioni do të mbështet në veprimet e forcave kryesore që do të hyjnë nga kufiri, kurse me forcat e brendshme, në territorin përkohësisht të okupuar, do të kryhen goditje kundër armikut në shpinë dhe në befasi- kryesisht kundër pozicioneve të artilerisë dhe kolonave të furnizimit të tij.

Forcat kryesore do të jenë forcat që do të realizojnë operacionin “SHIGJETA”

C. Mbështetja

Mbështetja e operacionit do të kryhet nga aviacioni i NATO-s, si dhe nga artileria në vartësi direkte të komandës së operacionit.